Published: 26 shkurt 2024

Për votim

– zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të dielën, më 9 qershor 2024.

Kush ka të drejtë vote?

Për të pasur të drejtën e votës, duhet të jeni shtetas suedez, të keni mbushur moshën 18 vjec e më herët se në ditën e zgjedhjeve dhe të keni qenë ose të jeni regjistruar në Suedi.

Shtetasit suedezë të regjistruar në Suedi regjistrohen automatikisht në listën e votuesve. Nëse jeni të regjistruar jashtë vendit, duhet të lajmëroheni në listën e votuesve cdo dhjetë vjet. Personat që kurrë nuk kanë qenë të regjistruar më parë në Suedi nuk kanë të drejtë vote.

Keni të drejtë vote edhe nëse jeni shtetas i njërit prej vendeve anëtare të BE-së, jeni të regjistruar në Suedi dhe keni bërë një deklaratë për regjistrimin në listën e votuesve. Për të bërë këtë deklarate, ju duhet të paraqiteni pranë autoritetit të qarkut më së voni 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Ju që keni të drejtë vote merrni një fletëvotim në postë. Fletëvotimi përmban informacion mbi të drejtën tuaj për të votuar dhe vendin ku mund të votoni. Nëse keni humbur fletëvotimin, mund të porosisni një të re.

Kështu votoni

Zgjedhja juaj është sekrete dhe nuk keni nevojë të tregoni për kë votoni.

Fletëvotimet gjinden në të gjitha vendvotimet. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të gjitha fletëvotimet janë të bardha. Kur votoni, futeni një fletëvotim në një zarf votimi.

Kur votoni, duhet të tregoni një dokument identifikimi. Nëse nuk keni një dokument identifikimi, dikush tjetër mund të dëshmojë identitetin tuaj, por ky person duhet të tregojë dokumentin e tij identifikues.

Votimi për parti

Ju votoni për një parti. Emri i partisë gjendet në fletëvotim. Nëse nuk gjeni fletëvotimin e partisë tuaj, mund të shkruani emrin e partisë në fletëvotimin bosh.

Voto për parti dhe person

Nëse doni të votoni për një kandidat të vecantë të partisë, mund të vendosni një shenjë (X) në kutine para emrit të kandidatit në fletëvotim. Mund të bëni vetëm një shenjë në kuti. Gjithashtu, mund të votoni për një kandidat në mënyrë personale duke shkruar emrin e partisë dhe emrin e kandidatit në një fletëvotim të zbrazët.

Votimi i parakohshëm në qytetin tuaj apo një qytet tjetër

Ekzistojnë qendra të votimit të parakohshëm. Ju mund të votoni në cdo qendër votimi të parakohshëm në të gjithë vendin. Votimi i parakohshëm fillon më datën 22 maj dhe zgjatë deri më 9 qershor. Ju duhet të keni me vete fletëvotimin kur votoni paraprakisht, e nëse e keni humbur atë, mund të merrni një të re.

Votoni në qendrën tuaj të votimit më datën 9 qershor

Cdo votues i takon një qendre votimi. Qendra e votimit ështe e hapur vetëm ditën e zgjedhjeve. Ju mund të votoni vetëm në qendrën e votimit që është shënuar në fletëvotimin tuaj.

Votimi nga jashtë vendit

Nëse jetoni ose ndodheni jashtë vendit, mund të votoni me postë ose paraprakisht në një nga të shumtat ambasada dhe konsulatat suedeze.

Votimi me përfaqësues

Ju mund të votoni me përfaqësues, nëse për shkak të sëmundjes, aftësise së kufizuar, ose moshës nuk mund të shkoni në qendrën tuaj të votimit, ose në qendrën e votimit të parakohshëm. Për këtë duhet të porosisni material të posacëm. Votimi mund të përgatitet më së herti më datë 16 maj dhe më së voni deri me 9 qershor.

Ju duhet një përfaqësues dhe një dëshmitar. Të dy duhet të kenë mbushur 18 vjec dhe nuk lejohet që i njejti person të jetë si përfaqësues dhe dëshmitar. Nëse përfaqësuesi do të dorëzojë votën tuaj në një qendër për votim të parakohshëm, ai/ajo duhet të marrë me vete fletëvotimin tuaj.

Ju mund gjithashtu të votoni me përfaqësues nëse ndodheni në paraburgim ose institucion korrektues. Për më tepër, nëse ndodheni në afërsi të një linje postare rurale, ju mund të votoni me përfaqësues duke përdorur shërbimin e postierit.

Kush mund të jetë përfaqësues?

Përfqeësuesi duhet të jete më së paku 18 vjec. Përfaqësuesi mund të jete:

  • Një i afërm i juaj
  • Kujdestari juaj ose dikush që ju ndihmon me cështje personale
  • Një punonjës në institucion paraburgimi ose korrektues
  • Një postier, nëse ndodheni pranë një linje postare rurale.

Pranimi i votës mobile/ambulantive

Procesi i marrjes së votës në lëvizje është për ju të cilët për shkak të sëmundjes, moshës ose aftësise së kufizuar, nuk mund të votoni paraprakisht ose në qendrën e rregullt të votimit. Në rastin e marrjes së votës në lëvizje, komuna juaj do të koordinojë që dy pranues votash të vijne në shtëpinë tuaj dhe të pranojnë votën tuaj. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni komunën tuaj.

Pyetje?

Dëshironi të porosisni material, një fletëvotim të ri, ose keni pyetje rreth vendit dhe mënyrës së votimit? Kontaktoni Komisionin Zgjedhor të komunës, vizitoni www.val.se ose telefononi në Linjën e Informacionit Zgjedhor në numrin 020 - 825 825 (nga Suedia) ose +46 (0) 771 270 999 (nga jashtë Suedisë).