Të votosh

Të dielën më 11 shtator 2022 mbahen zgjedhjet për
parlament dhe kuvendet komunale dhe ato rajonale.

Kush kat ë drejtë votimi?

Për të pasur të drejtë votimi, ti duhet t’i kesh mbushur 18 vjet, më së voni në
ditën e zgjedhjeve, Të dhënat në regjistrin civil të rezidentëve 30 ditë para
ditës së zgjedhjeve përcaktojnë nëse ke të drejtë votimi apo jo dhe cilit distrikt
zgjedhor i takon.

Ti ke të drejtë votimi në zgjedhjet parlamentare nëse ti je:

  • shtetas suedez dhe je apo ke qenë rezident në Suedi, sipas regjistrit civil

Ti ke të drejtë votimi për kuvendet komunale dhe ato rajonale nëse je:

  • shtetas suedez dhe je rezident në Suedi, sipas regjistrit civil
  • shtetas në ndjonërin nga shtetet e Bashkimit Evropian ose je shetats i
    Islandës, Norvegjisë dhe je rezident i Suedisë, sipas regjistrit civil
  • je shtetas i ndonjë shteti tjetër dhe ke qenë rezident i Suedisë, sipas regjistrit
    civil, tri vite radhazi deri në ditën e zgjedhjeve.

Ty që ke të drejtë votimi të dërgohet një kartë e votimit

Ty që ke të drejtë votimi të dërgohet një kartë votimi përmes postës, afërsisht
tri javë përa zgjedhjeve. Në kartën e votimit shkruan se për cilat zgjedhje ke të
drejtë votimi, si dhe emri, adresa dhe orari i punës së lokalit tuaj ku mund të
votosh. Nëse të mungon karta e votimit, ti mund të porositësh një kartë të re
në komunë apo në Autoritetin për Zgjedhje.

Fletëvotimet

Fletëvotimet për zgjedhjet parlamtare janë të verdha, për zgjedhjet komunale
janë të bardha dhe për kuvendet rajonale janë të kaltëra. Fletëvotimet gjenden
në të gjitha pikat ku mund të votosh.

Votimi për parti

Ti në radhë të parë voton për një parti. Emri i partisë shkruan në fletëvotim.
Nëse nuk e gjenë fletëvotimin me emrin e partisë tuaj, atëherë ti mund ta
shkruash emrin e partisë në një fletëvotim të shprazët.

Votimi për person

Nëse dëshiron që një kandidat i caktuar i partisë të zgjedhet, ti mund të vësh
një iks në katrorin para emrit të kandidatit, në fletën me emrat e kandidatëve.
Ti mund të votosh vetëm për një kandidat. Ti mund të votosh për person të
caktuar edhe duke e shkruar emrin e partisë dhe emrin e kandidatit në një
fletëvotim të shprazët.

Këtu mund të votosh

Voto në lokalin tuaj për votim në ditën e zgjedhjeve më 11 shtator

Ti mund të votosh vetëm në atë lokal votimi që shkruan në kartën e votimit.
Lokali për votime është i hapur vetëm ditën e zgjedhjeve. Kur ti voton në
lokalin e votimit, atëherë ti evidentohesh në regjistrin e votuesve, dhe vota e
juaj hedhet brenda në kutinë e votave.

Votimi i parakohshëm në pika votimi në komunën tuaj apo në ndonjë
komunë tjetër

Ti mund të votosh para kohe në cilën do pikë votimi qe do në tërë vendin.
Votimi i parakohshëm fillon më datën 24 gusht dhe vazhdon deri në ditën e
zgjedhjeve. Ti duhet t’a kesh me vete kartën e votimit në rast të votimit të
parakohshëm. Informacione se ku mund të votosh para kohe, mund të gjesh
në komunën tuaj apo në val.se.

Votimi nga jashtë

Nëse ti jeton jashtë shtetit, ti mund të votosh përmes postës apo para kohe në
shumë ambasada suedeze. Për të votuar përmes postës, ti duhet të përdorësh
një material të posaçëm të cilin ti e porositë nga Autoriteti për Zgjedhje, komuna,
ambasadat apo konsulatat. Votimi duhet të postohet tek pas datës 28 korrik.
Ti mund të votosh në ambasadë apo ndonjë konsulat qysh nga data 18 gusht.

Ti duhet të vërtetosh se ti je ti

Për të votuar ti duhet t’a vërtetosh identitetin tuaj, duke e treguar ndonjë
dokument identifikimi. Nëse të mungon dokumenti i identifikimit, atëherë
mundet një person tjetër t’a vërtetoj identitetin tuaj, por në këtë rast personi
në fjalë duhet të posedoj dokument identiteti.

Nëse ke nevojë për ndihmë për të votuar

Votimi përmes një përfaqësuesi

Ti mund tëvotosh përmes përfaqësuesit, nëse ti për shkak të sëmundjes,
aftësive të kufizuara apo moshës nuk mund të shkosh në lokalin e votimit apo
në pikën e votimit të parakohshëm. Ti mund të votosh përmes përfaqësuesit
edhe nëse je nën masën e paraburgimit apo në burg.

Fletëvotimi duhet të jetë gati më së herëti më 18 gusht dhe më së voni në
ditën e zgjedhjeve. Ti ke nevojë për një përfaqësues dhe një dëshmitar. Që te
dytë duhet t’i kenë mbushur 18 vjet dhe nuk lejohet që i njëjti person të jetë
edhe përfaqësues edhe dëshmitar.

Ti ke nevojë për përfaqësues – kush mund të jetë përfaqësues?

Përfaqësuesi duht të jetë së paku 18 vjet. Këta persona mund të jenë
përfaqësues:

  • i afërm i juaj
  • përkujdesësi i juaj apo dikush që zakonsiht të ndihmon ty me gjëra tuaja
    personale
  • ndonjë i punësuar në paraburg apo në burg
  • postieri i fshatit, nëse banon përgjatë rrugës nga i bie postieri.

Për të votuar përmes përfaqësuesit, ti ke nevojë për material të posaçëm të
cilin mund ta porositësh nga komuna apo Autoriteti i Zgjedhjeve. Nëse voton
para ditës së zgjedhjeve përmes përfaqësuesit atëherë atëherë ti duhet t’a kesh
kartën e votimit.

Pranues ambulator të fletëvotimeve

Pranuesit ambulator të fletëvotimeve janë për ty që për shkak të sëmundjes,
moshës, apo aftësive të kufizuara, nuk mund të votosh vetë para kohe, ose në
lokalin e votimit ditën e zgjedhjeve. Në këto raste, komuna e juaj i organizon
dy pranues ambulator të cilët vinë në shtëpinë tuaj dhe e pranojnë votën tuaj.
Kontaktoje komunën tuaj për informacione më të shumta.

Other languages